Banka Qendrore e Indisë ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë vjet, lëvizje kjo për të kundërshtuar ngadalësimin e rritjes në ekonominë e tretë më të madhe të Azisë.
Banka e Rezervës së Indisë (RBI) uli normën e repos nga 6.5% në 6.25%, në përputhje me pritshmëritë e shumë ekonomistëve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Norma e repove është niveli në të cilin banka qendrore u jep hua bankave tregtare.
Ulja e fundit ndodh kur rritja e PBB-së së Indisë shihet duke u ngadalësuar në nivelin më të ulët katërvjeçar prej 6.7%.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.