Lajmet e fundit

India thotë se ka tërhequr të dërguarin e saj në Kanada së bashku me diplomatë të tjerë pasi Kanadaja akuzoi agjentët e qeverisë indiane për përfshirje në "vrasje, zhvatje dhe akte të dhunshme" në tokën kanadeze.
Policia kanadeze tha se aktiviteti kriminal kishte shënjestruar veçanërisht mbështetësit e lëvizjes Khalistan, e cila kërkon një atdhe të veçantë për Sikhët në Indi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ata thanë se një duzinë agjentësh ishin përfshirë, por nuk konfirmuan nëse ata ishin të lidhur drejtpërdrejt me vrasjen e qershorit 2023 të udhëheqësit separatist Sikh Hardeep Singh Nijjar.
Delhi i hodhi poshtë akuzat si "të pahijshme" dhe tha se ato ishin pjesë e agjendës politike të kryeministrit Justin Trudeau.