Industria Hapësinore e Indisë është duke deklaruar lëshimin e një numri rekord të 104 nano-satelitëve në një nisje të vetme.
Ky është një tjetër sukses për Organizatën e Hulumtimit Hapësinor të Indisë, që po ashtu tre vite më parë pati befasuar komunitetin ndërkombëtarë të hapësirës duke nisur një mision jo të kushtueshëm në orbitën e Marsit, duke arritur rezultat me tentimin e parë.
Kurse vendet tjera që janë të afta për të dërguar satelitë në hapësirë iu është dashur të provojnë disa herë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Nga 104 satelitët, 101 do të jenë për klientët e huaj, SHBA-ja do të merr 96, kurse Kazakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra, Izraeli dhe Holanda nga një.
India ka ambicie të mëdha për industrinë e hapësirës dhe dëshiron që të mbulojë një pjesë më të madhe të tregut botëror me 300 miliardë euro.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.