Një grua serbe ka përfunduar në pranga të dielen.
Kjo pasi ajo në mënyrë të paautorizuar e kishte fotografuar postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës.
Njësiti policor e kishte ndaluar të dyshuaren, pasi ky veprim ishte e ndaluar me shenjë, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv
Tutje në raport thuhet se asaj i është tërhequr vërejtja por e njëjta nuk ka përfillur urdhrat e policisë.
"E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, është kontaktuar prokurori dhe gjyqtarja për kundërvajtje, dhe në konsultim me ta pas intervistimit është liruar", thuhet në njoftim.
Rasti po hetohet si "Mospërfillje e urdhrave të ligjshëm".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.