Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, është suspenduar nga të gjitha aktivitetet futbollistike për tetë muaj.
Ai po ashtu është dënuar me një xhobë prej 50 mijë funtesh dhe është paralajmëruar për veprimet e gabuara që mund t’i bëjë në të ardhmen.
Dënimi i Toneyt vjen pasi që ai kishte vënë baste, gjë që është në kundërshtim me rregullat e bastvënies së Federatës Angleze të Futbollit.
Ai ishte ngarkuar me akuza për 232 shkelje të rregullores së FA-së, në nëntor të vitit 2022, dhe pastaj kishin pasuar edhe 30 akuza të tjera muajin tjetër.
Edhe Brentfordi e ka pritur me qetësi vendimin e federatës, duke thënë që po i presin arsyet me shkrim nga ana e federatës, në mënyrë që pastaj ata t’i shqyrtojnë hapat e ardhshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=9OEgsUEMPsQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.