Policia ka dhënë detaje shtesë rreth incidentit me armë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë.
Nga të shtënat me armë një person është plagosur ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime gjatë përleshjes.
Lidhur me rastin janë arrestuar 13 persona të cilët janë dërguar në mbajtje. Poashtu, në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një DWR i kamerave të sigurisë që ishte larguar nga njëri prej të arrestuarve me qëllim të fshehjes së provave.
"Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy viktimat meshkuj kosovarë njëri i plagosur nga arma, ndërsa tjetri me lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe sekuestrohet edhe një armë AK 47 që ishte në posedim të njërit nga të dyshuarit e arrestuar. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një DWR i kamerave të sigurisë që ishte larguar nga njëri prej të arrestuarve me qëllim të fshehjes së provave. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore", thotë policia, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.