Lajmet e fundit

Lidhur me incidentin e ndodhur gjatë seancës së sotme plenare mes ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ajo thekson se koha e sulmeve ndaj ndërtesave dhe kundërshtarëve ka marrë fund dhe se skena të tilla si ajo e ndodhur gjatë seancës së sotme të Kuvendit nuk duhet të përsëriten më.
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria, ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan Kim në reagimin e vetë.