Lajmet e fundit
Një autobus që po bartte tifozë të Real Madrid është sulmuar me gurë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar

Tifozët e Atletico Madrid kanë sulmuar një autobus të atyre të Real Madrid, duke lënduar një tifoz të Los Blancos, para nisjes së ndeshjes.
Dy skuadrat nga kryeqyteti spanjoll do të përballen në Vincente Calderon, në të dytën ndeshje gjysmëfinale të këtij edicionit të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se përballjen e parë e ka fituar skuadra nga Santiago Bernabeu, me tregolëshin e Cristiano Ronaldo.