Instagram-i ka hapur "të pame" për faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.
Ky rrjet social e ka shpallur të vdekur faqen zyrtare të kësaj ministrie, pasi që kjo faqe nuk është përditësuar nga viti 2021.
E krejt kjo, sipas gazetarit Isa Myzyraj, ka ndodhur për shkak të inateve personale me ish-ministres dhe ministres aktuale të Shëndetësisë.
Myzyraj thotë se ish-ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, e cila aktualisht shërben si ministre e Arsimit, kur ndërroi ministrinë mori me vete edhe fjalëkalimet e rrjeteve sociale, webfaqeve e madje edhe të kompjuterëve në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, duke bllokuar kështu punën e stafit të ri, raporton Kiks Kosova.
Për më tepër, adresa e vetme elektronike ku qytetarët dhe gazetarët mund t’i drejtojnë pyetje Ministrisë së Shëndetësisë është adresa elektronike e Ministrisë së Arsimit.
Kjo, sipas Myzyrajt po ua vështirëson punën gazetarëve, të cilët adresë të vetme informimi për agjendën dhe punën e ministrave kanë rrjetet e tyre sociale.
E njëjta gjendja ai thotë se qëndron edhe me bashkitë e Shqipërisë. Madje, që nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, nga interneti janë zhdukur të gjitha punët dhe vendimet e kësaj bashkie për katër vjetët e fundit, pasi që me bllokimin e llogarisë zyrtare të Gjicit, u bllokua edhe faqja zyrtare e bashkisë së Kukësit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DM
SHKRIMI NGA
Donjeta Murselaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.