Lajmet e fundit

Impiantet e gjinjve e bëjnë më problematike realizimin e testimeve që mund të ndihmojnë gjetjen e sulmeve të mundshme në zemër.
Sipas kardiologut Sok-Sithikun Bun, nga Monaco, i cili realizoi një testim të vogël me 48 gra, testet ECG përmes të cilave matet aktiviteti elektrik në zemër, shpesh nuk janë të besueshme për shkak se pengohen nga impiantet në gjinj.
Bun do të prezantoj të gjeturat e tij në një konferencë në Austri.
“Nuk kemi për qëllim që të frikësojmë pacientët, mirëpo do të ishte mirë që gratë të realizojnë ECG para ndërhyrjeve kirurgjike” ka thënë Bun.