Lajmet e fundit

Gazetari Arlind Imeri ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Imeri me bindje tha se ky rezultat do ta thellojë kriminalitet e Qeverisë Kurti, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo përqindje e votave sigurisht që ka me vazhdu me thellu kriminalitetin brenda qeverisë tashmë të Albin Kurtit. Na kemi me pa, jemi këtu, s’e kemi nijet me leshu vendin si këta diaspora që erdhën e votuan, dhe të nesërmen kapën kuferat dhe ikën. Na do t’i bëjmë ballë Albin Kurtit dhe do t’ia numërojmë krejt të zezat”, tha Imeri.
Nga ana tjetër, avokati Zahir Hamza tha se VV ka pasur një frikë, siç tha ai, daljen e vogël të votueseve në zgjedhje, derisa shtoi se shpresa e këtij subjekti politik ka qenë diaspora.
“Duke marr parasysh që zgjedhjet kanë qenë disa herë brenda vitit, dhe votuesi pak heziton me dalë të votojë, kjo është e qartë se më së shumti [VV] ka pasur frikë te numri i vogël i votuese, dhe më së shumti shpresë kanë pasur te diaspora. Kanë pasur shpresë që diaspora do të ndihmojë dhe do të rrisë përqindjen”, tha Hamza.
Pos tjerash, Hamza u shpreh i bindur se mërgata rriti përqindjen e rezultatit të LVV-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme.