Lajmet e fundit

Kurb Ibrahim dhe Hauna John u martuan në prill në një kamp refugjatësh në Kamerun, ishte një fund i lumtur i një udhëtimi të trishtueshëm. Ata e kishin planifikuar dasmën në fshatin e tyre të lindjes në verilindje të Nigerisë, por militantët e Boko Haram i sulmuan dhe çifti u nda, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
“Nuk ishte e lehtë për mua të jetoja i ndarë nga personi i zemrës”, ka thënë Ibrahim, sipas UNICEF-it, organizata e cila ka publikuar historinë e dashurisë së çiftit të shoqëruar me disa fotografi, që tregojnë momente shprese e gëzimi në situatat më të tmerrshme të njerëzimit.
Nga Sudani Jugor, në refugjatët e Ugandës e deri te fëmijët sirianë në Jordani, një grup fotografësh kanë shkrepur fotografi me momente gëzimi të njerëzve që ishin përzënë nga shtëpitë e tyre e ishin viktima të konfliktit.