Lajmet e fundit

Disa imazhe tregojnë se si dukej spitali më i madh në Gaza para luftimeve të ashpra gjatë pesë muajve të fundit.
Fotot tregojnë mbetjet e djegura dhe dëmtimin e disa prej ndërtesave më të mëdha të al Shifa-s, përfshirë ndërtesën e kirurgjisë dhe departamentin e urgjencës.
Spitali në masë të madhe ka pushuar së funksionuari. Ushtria izraelite (IDF) u tërhoq nga spitali sot pas një bastisjeje dy-javore.
Imazhi i mëparshëm i ndërtesës së kirurgjisë - afër hyrjes së kompleksit - është marrë më 8 nëntor të vitit të kaluar. Përreth rrethrrotullimit shihen çadra dhe batanije. Qindra palestinezë ishin strehuar në mjediset e spitalit.
Imazhi i mëvonshëm, i marrë sot, tregon dëme të mëdha në pjesën e përparme të ndërtesës, duke përfshirë dhjetëra vrima plumbash.
Reparti i urgjencës është një nga vendet kryesore në mjediset e spitalit. Pacientët shpesh mbërrinin në al Shifa me ambulanca dhe u futën me shpejtësi brenda kësaj ndërtese.