Imami i xhamisë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, Kushtrim Kelmendi ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam.
“Shfrytëzojë nga momenti që të gjithë besimtarëve të besimit islam t'ja u uroj festën e Kurban Bajramit, duke lutur zotin e madhërishëm që mirësia dhe begatia të mbretëroj mbi ta dhe familjet e tyre”.
Kelmendi në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova ka treguar se si është organizuar falja e Bajramit në këtë xhami.
“Përgatitjet kanë shkuar të gjitha në rregull duke filluar me faljen e namazit të sabahut, pastaj ekipi i Adem Ramadanit ka filluar me këndimin e ilahive dhe kasideve për një kohë prej 30-35 minutave”.
“Pastaj kryemimami i bashkësisë islame të Pejës, Enes efendi Goga ka mbajtur një ligjëratë prej 20 minutave ku ka dërguar mesazhe rreth Kurban Bajramit dhe që kanë të bëjnë me kurbanin dhe motivet therrjen e bajramit, pastaj ju kam pri un si imam i kësaj Xhamie e kom fal namazin e Bajramit, pastaj ligjëratën e Hytbes e ka mbajtur kryetari i bashkësisë Islame, Musli efendi Arifaj ka dërguar mesazhe të mira që respektivisht që dalin prej motiveve që kan të bëjnë me karakterin e kësaj feste”.
Ndërkaq, sa i përket situatës me COVID-19 ai tha se i kanë bërë thirrje xhematit që të respektojë të gjitha masat që ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton Klankosova.tv.
“Unë besoj që duke pasur parasysh numrin e madh të besimtarëve gjatë faljes së namazit të bajramit ne vazhdimisht ju kemi bërë thirrje xhematit që të respektojnë distancën dhe rekomandimet që ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.