Lajmet e fundit
Mesfushori do të kthehet në Anoeta, në kërkim të ringritjes në karrierë, pasi Real Madrid është pajtuar që t’a huazojë atë tek ish klubi i tij.

Asier Illarramendi thotë të jetë i lumtur për kthimin e tij tek klubi i fëmijërisë, Real Sociedad, pasi skuadrat arritën marrëveshje.
25 vjeçari të mërkurën arriti në ambientet e klubit për të zhvilluar testet mjekësore.
Kthimi i tij tek skuadra e fëmijërisë u përfol shumë pasi spanjolli mbeti jashtë skuadrës së krijuar nga Rafa Benitez.
“Jam i lumtur që u ktheva. Ky ishte opsioni im i parë”.
“Jam shumë i gëzuar që u ktheva në shtëpi”.
Marrëveshja për huazim përfshin edhe një klauzolë për blerje të detyrueshme për rreth 16 milionë euro.