Lajmet e fundit
Mesfushori mund të transferohet në ishull pasi Benitez ia ka bërë të qartë dyshimin që ka në aftësinë e tij për ta kontrolluar ndeshjen.

Liverpool është afër që ta transferojë mesfushorin spanjoll të Real Madridit, Asier Illarramendi.
Illarra nuk e ka besimin e Rafa Benitezit, njejtë siç nuk e kishte as besimin e Ancelottit, gjë të cilën e ka kuptuar, ndaj ka pranuar që të largohet.
Tek mbretërit ai ishte transferuar nga Real Sociedad ku kishte shkëlqyer, aq sa shumë e kishin krahasuar me Xabi Alonson, por ai asnjëherë nuk e ka arsyetuar këtë epitet.
Prandaj, duket se e ardhmja e tij mund të jetë në ishull, tek Liverpool, megjithëse edhe ish skuadra e tij është shumë e interesuar për ta rikthyer mesfushorin në Anoeta.