Çifti Ilirjana dhe Adri sonte e përfunduan rrugëtimin e tyre në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 2.
Adri tha se për të paraqitja sonte në gjysmëfinale derisa kumtoheshin emrat e finalistëve kishte pasur emocione të mëdha.
“Nuk po mundem nuk po kam as fjalë, ka qenë një moment shumë emocional për mua shumë, edhe për Ilirjanën i kam ndjerë dridhjet”, tha Adri.
Kurse, Ilirjana u shpreh falënderuese për të gjithë që i mbështetën dhe u uroi finalistëve suksese.
“Faleminderit shumë, faleminderit shumë për besimin, edhe unë i kam dëgjuar dridhjet nuk e disha a janë të miat apo të Adrit. Suksese të gjithë finalistëve”, ka thënë Ilirjana. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Kim8WUveGBY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.