Nga sot Ilir Murtezaj e ka rifilluar punën në pozitën e drejtorit të Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, bazuar në vendimin e marrë nga kryeministri Avdullah Hoti që ai të rikthehet në këtë pozitë.
"Andaj, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit që ka drejtori i përgjithshëm i ATK-së, sot drejtori Murtezaj ka mbajtur takimin e parë me menaxhmentin e lartë të ATK-së për këtë vit, në të cilin janë diskutuar planet dhe aktivitetet për vitin 2021, si dhe shumë projekte të tjera, të cilat do të vazhdojnë të finalizohen gjatë këtij viti", thuhet në komunikatën e ATK-së.
"Drejtori Murtezaj, fillimisht uroi menaxhmentin që ky vit të jetë vit i mbarë të për të gjithë, njëherëit uroi që efektet e pandemisë këtë vit të jetë të riparueshëm në të gjitha segmentet ku ATK ka rolin e saj."
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.