Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngritur kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Ai, në rrjetin social Facebook, ka thënë se për më shumë detaje do të mbajë një konferencë për media.
"Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës", ka shkruar Meta, transmeton KlanKosova.tv.