Dinamo e Tiranës e ka rrëmbyer kupën e Shqipërisë, duke fituar ndaj kampiones aktuale të këtij shteti, Egnatias.
"Nëndetësja" triumfoi pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt u mbyll 2-2, raporton Klankosova.tv.
Timonjeri nga Tirana, Ilir Daja që e drejton këtë skuadër, kishte sukses të jashtëzakonshëm me kampionët e Kosovës, Ballkanin, duke triumfuar në tri edicione në Superligë, Kupë e Superkupë.
Gjithashtu shkroi histori në arenën ndërkombëtare, duke shkuar dy herë në grupet e UEFA Europa Conference League. Me Dinamo Cityn, tironsi është në garë edhe për titullin kampion, ku do të luajë në Playoff.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.