Lajmet e fundit

Gjashtë nga ilaçet më të rëndësishme për njerëzimin, që janë cilësuar si arritje në fushën e zbulimit mjekësor, janë zbuluar në rrethana tërësisht të papritura.
Puna kërkimore për sa i përket ilaçeve, punimit dhe zbulimit të tyre është një fushë kërkimore shumë e rëndësishme, e kushtueshme por dhe shumë fitimprurëse, transmeton Klan Kosova.
Por gjashtë ilaçet më të rëndësishme për njeriun janë zbuluar në rrethana tërësisht të rastësishme.
Aspirina
Në 1928-n, Alexander Fleming ishte duke bërë kërkime mbi një epidemi që po vriste shumë njerëz. Në pikun e rrëmujës dhe papastërtisë prej eksperimenteve, Fleming gjeti një zonë të pastër, pa asnjë bakter dhe më vonë identifikoi se kishte gjetur pikërisht antibiotikun që do të ndryshonte shumë gjëra në botë, penicilinën. Për këtë ai u vlerësua më pas edhe më çmimin Nobel.
Tableta që parandalon shtatzaninë
Në kërkesa të vazhdueshme për të gjetur një profilaktik të sigurt, shkencëtarët mjekësorë, në 1950-n, testonin vazhdimisht influencën e një kokrre që kishte përmbajtje progesteroni te femrat në Porto Riko. Me largimin e çdo “papastërtie” nga këto kokrra, uleshin vazhdimisht rezultatet e testimit dhe më vonë kimistët zbuluan se këto “papastërti” ishin në fakt estrogjen dhe një kokërr që kombinon të dy hormonet ishte çelësi për zbulimin e kokrrës që do të kontrollonte shtatzëninë.
Ilaçet qetësuese u zbuluan falë një gabimi teknik për të realizuar një tjetër ilaç sintetik. Në 1869-n, farmacisti gjerman Oscar Liebreich besonte se kimikati që përdori gabim do të mund të kthehej në kloroform në trup, që do të ndihmonte në qetësimin e njerëzve. Dhe ja ku u zbulua kokrra më e përdorur për gjumin e rehatshëm e pa dhembje.
Iproniazid
Një nga ilaçet më të përdorura kundër depresionit u zbulua në 1951-shin dhe u gjend duke trajtuar sëmundjen e tuberkulozit. Kur zbuluesit panë se me përdorimin e ilaçeve kundër tuberkulozit, disa persona bëheshin edhe më të qetë dhe jo hiperaktiv, dolën në përfundimin se e kishin gjetur edhe ilaçin që do të ndihmonte në kurimin e depresionit.
LSD
Kur kimisti zviceran Albert Hoffman ishte duke eksperimentuar mbi një ilaç që do t’i vinte në ndihmë për të prekurit nga hemorragjia cerebrale, ai përdori pak LSD dhe vuri re se “bota u bë më e bukur” – siç shkroi në ditarin personal. Më 19 prill të 1943-shit, në ditën që njihet si “Dita e biçikletave”, ai vendosi të eksperimentonte me një masë më të madhe LSD përpara se t’i jepte biçikletës. Aty zbuloi energjinë që të jepte LSD dhe ia prezantoi edhe botës.
Viagra
Duke filluar nga pjesë të testikujve të majmunëve, supë me penisin e tigrit deri te përbërjet më të çuditshme ishin provuar për të zhdukur impotencën. Por kjo nuk kishte ndodhur ende derisa zbuluesit aksidentalisht vunë re se një ilaç i cili trajtonte muskujt te kafshët, kishte impakt edhe te njerëzit, sepse bënte që të relaksoheshin muskujt.