Lajmet e fundit

Ilaçet për epilepsi rrisin rrezikun tek njerëzit për çrregullime në tru deri në 60%, kanë treguar studime të reja.
Edhe ilaçet kundër epilepsisë që nuk përdoren në baza ditore (AEDs), të cilat gjithashtu përshkruhen për çrregullime bipolare dhe ankth, rrisin rrezikun për ulje të memories dhe aftësisë së të menduarit tek përdoruesit e tyre, tregon studimi finlandez.
Kjo ndodh pasi ilaçet pengojnë komunikimin në mes të kemikateve që përçojnë mesazhet në tru, të cilat mund të ndikojnë në aftësitë kognitive.
Autorja e studimit, Heiti Taipale, nga Universiteti në Finlandë, ka thënë se ka nevojë që të zhvillohen hulumtime të mëtutjeshme për efektet afatgjate të këtyre ilaçeve, në veçanti tek personat e moshuar.
Më parë ka pasur ankesa nga nënat të cilat kanë fajësuar medikamentet valproate për zhvillimin e autizmit tek fëmijët e tyre, pasi mjekët kishin dështuar t’ju tregonin rreziqet e përdorimit të tij gjatë shtatzënisë.