Lajmet e fundit

Antonella Giorgioni, kuzhinerja italiane që menjëherë pas viteve të 1990-ta hapi ndoshta të parët restorante italiane në Tiranë, Il Passatore, është ndarë nga jeta pas betejës së saj me kancerin, por duket se ka lënë shumë dashuri mes shqiptarëve.
Fillimisht ka shërbyer në Tiranë, ku më së shumti shërbente për stafet ndërkombëtare, dhe më pas hapi restorantin e saj në Prishtinë. Për mediat në Kosovë ka folur shumë shpesh, meqë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe me një restorant shumë të frekuentuar.
Madje, ka ndihmuar gjatë luftës edhe mbi 15 familje shqiptare atje.
Antonella është ndarë nga jeta në fund të vitit të kaluar. Në muajin shkurt, në Prishtinë, pikërisht në restorantin e hapur nga ajo, Il Passatore, nga ndihmësshefi i kuzhinës dhe kamarieri kryesor Gëzimi, do të mbahet një darkë, të ardhurat e të cilës do të shkojnë për bamirësi.
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Operacionin e Mëkëmbjes për t’i mbështetur viktimat e dhunës në familje dhe trafikun e qenieve njerëzore, njofton Klan Kosova.