5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor.
Kjo datë njihet ndryshe edhe si - Dita Botërore e Higjienës së Duarve.
Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bën thirrje që t'i kushtohet rëndësi kësaj.
IKSHPK i fton sidomos punëtorët shëndetësor për ta rritur sigurinë e pacientëve.
"A e dini? Shumë objekteve të kujdesit shëndetësor u mungojnë shërbimet elementare të higjienës së duarve. Këtë #DitëBotëroretëHigjienëssëDuarve, le të angazhohemi të përshpejtojmë veprimet duke investuar në shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës", thekson Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.