Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është bashkangjitur grevës tetë orëshe të punëtorëve shëndetësorë.
Punëtorët e këtij institucioni nuk po kryejnë teste për COVID-19 dhe as nuk po marrin mostra për analiza të tjera, njofton Klankosova.tv.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë, sot do të mbahet grevë në institucionet shëndetësore, nga ora 7 deri në orën 15.
Mirëpo janë zotuar se do të ofrohen shërbime për rastet emergjente.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.