Lajmet e fundit

Artistja, Nadia Luongo ka vendosur që ushqimin ta përdorë në një mënyrë kreative dhe goxha të veçantë.
Italiania 29 vjeçare ka krijuar ikona të njohura nga fusha të ndryshme të artiti si Audrey Hepburn, Tom Cruise, Drew Barrymore e të tjerë duke përdorur qumështin, sheqerin, makaronat, marmelatën dhe ushqime të tjera.
“Unë mendoj se arti mund të krijohet nga çdo gjë dhe inspirimi mund të lindë edhe nga gjërat e zakonshme që ne përdorim çdo ditë” është shprehur Luongo, transmeton Klan Kosova.