Lajmet e fundit
Iker Casillas e la Real Madridin me lot në sy, por, tash thotë se është i përkushtuar për të arritur sukses me Porton dhe ndjehet shumë i lumtur në Estadio do Dragao.

Portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas, thotë se ndjehet vërtet i lumtur që ka kaluar në Porto dhe ka ardhur në Estadio do Dragao me shumë përkushtim.
“Askush nuk mund ta vë në dyshim përkushtimin dhe përpjekjen time për fanellën e re”, tha 34 vjeçari për EFE, transmeton Klan Kosova.
“Do të vazhdoj të punoj me të njëjtin entuziazëm dhe me të njëjtën dëshirë”
“Në vetëm disa ditë këtu, tashmë kam ndjerë dashurën dhe mbështetjen e fansave, në rrjetet sociale, në aeroport, në stadium dhe në rrugët e Portos.
“Këtu fansat janë të mrekullueshëm”.
“Jam i lumtur, entuziastë dhe shumë i vullnetshëm për të filluar me këtë projekt”.
“Porto është njëri ndër ekipet më të mëdha në Europë, dhe pa diskutim ekipi më i mirë në Portugali”.