Lajmet e fundit

Në orët e para të së mërkurës, Policia e ka ndaluar një person në Leposaviq, ku gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 11 migrantë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit, raporton Klan Kosova.
“Leposaviq 08.11.2023 – 01:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njësitet relevante”, thuhet në raport.