E njohur kryesisht në tregun e Shqipërisë si aktore për shumë vite karrierë. Kulmin e famës në Kosovë e arriti në momentin e parë që u bë pjesë e garës së “vëllait të madh” në shtetin amë.
E më shumë famë mori kur para tre muajve të fundit filloi rrugëtimin e ri si opinioniste në Big Brother VIP Kosova. Dy herë në javë, publiku shqiptar anë e mbanë, ka pasur mundësinë ta shohë Olta Gixharin në televizionin Klan Kosova.
Ajo di të jetë në qendër të vëmendjes, di të jetë enigmatike, thumbuese, e ëmbël, besa me raste e egër dhe e prerë. Ajo është Olta Gixhari me të mira e jo të mira. Është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ikonike në paraqitje, me një fytyrë që ia qëndisi Zoti, me karakter të fortë e plot nuanca, që njihet për sinqeritetin dhe vullnetin e mençurinë që ta thotë mendimin e saj. Dikur njihej edhe për linjat e saja perfekte dhe dukjen seksi, por u bë nënë dhe dukja perfekte paksa u zbeh.
Për të parë se si ajo përgatitej për çdo paraqitje televizive të secilit “Prime”, ekipi i Prive Klan Kosova shkoi në dhomën e saj të hotelit, ku Oltën po e zbukuronte make-up artisti i njohur, Arbër Bytyqi.
Dinamikat mes tyre, një lidhje komplekse mes dashurisë dhe urrejtjes, do të ju sjellin një film të metrazhit të shkurtër, që nuk ka nevojë për shumë fjalë tonat. Por, për një ngjarje që do ta shijoni vetë.
Të dashur miq, rehatohuni sepse ngjarja sapo ka filluar.
https://www.youtube.com/watch?v=yORMq35PRvk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.