Lajmet e fundit

Pesë ditë para vitit të ri, dolën t`i rekomandojnë Qeverisë prioritetet ekonomike për 2024.
Instituti Hulumtues për Ekonomi e Financa, përmes një konference i propozoi ekzekutivit të formojë grupet punuese në nivel nacional me ekspertë për krijimin e një strategjie ekonomike, raporton Klan Kosova.
Sipas ish-guvernatorit të BQK-së, sfidat kryesore për vendin janë papunësia e deficiti tregtar, për çka ka zgjidhje.
Veç kësaj, po kërkohet edhe ndërtimi i një zone të re ekonomike në nivel vendi. Pa ndërhyrë diçka, sipas institutit, nuk parashihet rritje më e lartë ekonomike se 3.2 për qind.