Iggy Pop i ka realizuar videoklip këngës së tij të mirënjohur “The Passenger” pas më shumë se katër dekadash pasi e ka publikuar këtë këngë.
“The Passenger” ka qenë këngë sekondare e asaj të quajtur “Success”, që kishte qenë kënga e parë e përveçme e realizuar nga albumi i tij i dytë solo “Lust For Life” (1977).
Pop ka njoftuar për këtë video përmes një mesazhi në Instagram duke falënderuar bashkëpunëtorët e tij që e kishin mundësuar këtë projekt.
Videoklipi është i realizuar bardh e zi, duke shfaqur një shëtitje me veturë në rrugët e ndritshme të qytetit shoqëruar me fotografi të vjetra të Pop-it.
https://www.youtube.com/watch?v=-fWw7FE9tTo&feature=emb_title
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.