Igballe Huduti ka folur në detaje për mos pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP Kosova 4.
Në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, ajo ka treguar se shkaku kryesor ka qenë gjendja shëndetësore jo e mirë e bashkëshortit të saj, transmeton Klankosova.tv.
“Dy javët e fundit ka pasë problem shëndetësore tri ditët e fundit e pash se filloi të ketë një zbehje në fytyrë, në momentin e fundit kur më pa të veshur, filloi të zverdhej në fytyrë, ai ka tentuar që deri në momentin e fundit që unë të hyjë, por kur e pash që u zbeh unë vendosa të mos hyjë, thash nuk ia vlen”, tha Huduti.
Huduti u shpreh se ka ende merak që të futet në shtëpinë më të madhe në vend dhe tha se e sheh veten shumë brenda me të gjithë banorët që janë tani. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=u9WjkntlOtk
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.