Lajmet e fundit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë 90 persona që i përshkroi si "terroristë", derisa operacioni i saj në kompleksin mjekësor Al-Shifa, në veri të Gazës, po vazhdon në ditën e tretë.
IDF tha se forcat e saj së bashku me ato të Agjencisë Izraelite të Sigurisë (ISA) kanë vrarë persona dhe kanë gjetur armë në zonën e spitalit, sipas tyre, duke parandaluar dëmtimin e civilëve, pacientëve, ekipeve mjekësore dhe pajisjeve mjekësore, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
IDF tha se përveç vrasjes së 90 personave, ajo gjithashtu mori në pyetje më shumë se 300 të dyshuar në kompleks dhe sipas IDF-së, 160 të dyshuar të tjerë janë transferuar në territorin izraelit për pyetje të mëtejshme.