Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë ndaluar sulmet ndaj Iranit, por do të vazhdojnë operacionet në Liban.
Në një deklaratë të tyre, thuhet se “ka përfunduar një valë sulmesh në Iran” dhe tani ka ndaluar zjarrin “në përputhje me direktivat” nga udhëheqja politike.
Po ashtu bëhet e ditur se është "shumë i përgatitur për t'iu përgjigjur në mënyrë mbrojtëse kundër çdo shkeljeje" kundër Izraelit.
Megjithatë, kundër Hezbollahut në Liban, "IDF po vazhdon të kryejë operacione tokësore të synuara", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.