Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se që në fillim vendosën që superioriteti ajror do të luante një rol jetësor.
Zëdhënësi i IDF-së, Nadav Shoshani thotë filloi me një përpjekje të përbashkët për të hartuar me kujdes sistemin iranian të mbrojtjes ajrore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Ekipet e inteligjencës filluan të ndërtonin bankat e objektivave të mbrojtjes ajrore, me një fokus në vendin ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kryesor i IDF-së”, është shprehur ai.
Superioritet ajror konsiderohet aftësia për të kryer operacione ajrore pa ndërhyrje të jashtëzakonshme nga forcat kundërshtare.
Izraeli e arriti këtë në mënyrë efektive në një zonë jetësore nga perëndimi i Iranit deri në kryeqytetin, Teheran, në më pak se 48 orë. Që atëherë ai ka kontrolluar edhe qiellin mbi Teheran.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.