Lajmet e fundit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot për vdekjen e dy izraelitëve të cilët ishin rrëmbyer për në Gaza nga terroristët e Hamasit pas sulmit terrorist të 7 tetorit, 2023.
IDF thekson se trupat e tyre ende po mbahen nga Hamasi.
“Sot, IDF njoftoi familjet e dy pengjeve Alex Dancyg dhe Yagev Buchshtab se ata nuk jetojnë më. Alex dhe Yagev u rrëmbyen brutalisht për në Gaza dhe trupat e tyre ende mbahen nga Hamasi. Konfirmimi i vdekjes së tyre vjen pas shqyrtimit të plotë të inteligjencës dhe miratimit të komisionit të ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shërbimeve Fetare dhe Policinë e Izraelit. Rrethanat e vdekjes së tyre nën robërinë e Hamasit po shqyrtohen nga të gjitha autoritetet profesionale".
"Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbledhjes së informacionit për pengjet në Gaza dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për familjet e pengjeve gjatë këtyre kohërave të vështira", thuhet në njoftimin e IDF-së. /Klankosova.tv