Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se janë identifikuar autorët e grafiteve në këtë qytet.
Përmes një njoftimi në Facebook, Pajaziti tha se konfirmimin e ka marrë nga Stacioni Policor në Bujanoc.
Ndonëse i bëri publike inicialet e të arrestuarve, ai nuk tregoi për kombësinë e tyre.
"Bëhet fjalë për tre persona: D.I, S.I dhe N.S, me dosje dhe aktivitete të dyshimta", theksoi kryetari i Bujanocit.
Pajaziti tha se ndaj tyre tashmë është iniciuar procedurë penale, dhe tregoi se si erdhi deri te identifikimi i tyre, teksa shtoi se ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për "dëmtim të pronës publike dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike...".
"Dua të njoftoj opinionin se deri tek identifikimi i autorëve erdhi pas bashkëpunimit të komunës me policinë lokale. Më saktësisht, rezultati kulmoi pas një video mesazhi që më kishte dërguar një qytetar".
"Më pas reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për këtë meriton falënderime", tha Pajaziti.
https://klankosova.tv/ne-qender-te-bujanocit-shfaqen-grafite-me-emer-te-kriminelit-te-luftes-ratko-mladiq/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.