Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se i mbështet amendamentet për ndryshimet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejt nga populli.
Siç theksoi, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, amendamentet janë propozuar dhe hartuar nga vetë LDK që në vitin 2011 dhe kanë kaluar edhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese një vit më pas.
“Vitin e kaluar, si pjesë e përpjekjeve për dalje nga ngërçi institucional, ne kemi propozuar gjithashtu edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli. Zgjedhja e drejtëpërdrejtë e Presidentit, për LDK-në është dhe koncept ideologjik që daton që nga Presidenti Rugova”.
“Megjithatë, këto amendamente për 14 vite me radhë nuk kanë arritur të miratohen për shkak se kërkojnë shumicë të dyfishtë; pra dy të tretat e votave të deputetëve shqiptarë dhe dy të tretat e votave të deputetëve të komuniteteve joshumicë”.
“Për më tepër, në kontekstin aktual, edhe nëse këto amendamente do të miratoheshin sonte, ato nuk do të hynin në fuqi para gjashtë muajve. Ndërkohë, ne jemi vetëm pak orë larg nga skadimi i afatit përfundimtar kushtetues”, thuhet nw deklaratwn e kwsaj partie.
Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo reformë kushtetuese që synon forcimin e legjitimitetit demokratik dhe të stabilitetit institucional të Republikës së Kosovës.
“Në këtë frymë, ideja për zgjedhjen e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga qytetarët është një çështje që mund të trajtohet seriozisht dhe me përgjegjësi në një proces të rregullt reformash kushtetuese; që duket, dhe fatkeqësisht, në mungesë të mbështetjes, do t’i takojë legjislaturës së ardhshme”.
“Në këto orë të fundit, mes manovrave politike, çështja e zgjedhjes së Presidentit po shndërrohet më shumë në një lojë për atribuim fajësie sesa në një përpjekje të sinqertë për zgjidhje. Me të dhe reforma e potenciale kushtetuese".
‘
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.