Lajmet e fundit

Kush nuk i do dhuratat?
Pa dyshim së të gjithë ne kemi dëshirë që të pranojmë dhurata por edhe t’i dhurojmë ato për njerëzit më të dashur.
Dhuratat përpos që janë një simbolikë e datave dhe momenteve të veçanta në jetë, mund të dhurohen edhe thjesht për t’i treguar dikujt se jeni kujtuar për të dhe se sa shumë e doni dhe vlerësoni.
Por, pasi të zgjedhni dhuratën për njerëzit e zemrës, një problem mund të jetë mbështjellja e tyre që ato të duken bukur dhe me shumë stil, transmeton Klan Kosova.
Por pavarësisht se për dikë, kjo mund të duket një punë shumë e vështirë, në videon e mëposhtme do të shihni se kjo në fakt është një gjë krejtësisht e lehtë.
Krejt çfarë u duhet është pak kohë e lirë, shumë kreativitet dhe përfundoi :)
Shihni videon dhe mësoni teknikën për të mbështjellur dhurata të bukura për më të dashurit tuaj.