Mobiljet e vjetra nuk janë vetëm objekte që kanë tejkaluar kohën e përdorimit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre cilësohen të vjetra pikërisht sepse kanë shërbyer për qëllimin e tyre për një kohë të gjatë.
Por në shumë raste, ato mund të shërbejnë edhe për një kohë shumë më të gjatë.
Në fakt, me shumë kreativitet dhe me pak punë, mund të shndërroni çdo objekt të vjetër në një mobilje moderne me dizajn unik – krejtësisht ndryshe nga ajo që keni pasur më parë.
Më poshtë janë disa ide shumë kreative për konvertimin e mobiljeve të vjetra në diçka krejtësisht të veçantë, pa shumë shpenzime, transmeton Klan Kosova.
Transformojeni kështu tavolinën anash shtratit
Një karrige e vjetër mund të shndërrohet në një karrige të bukur dhe shumë unike
Një tavolinë të vjetër mund ta ktheni në një hapësirë atraktive pune
Çfarë ishte dikur një divan i stilit të vjetër mund të kthehet në një divan modern
Një tavolinë të vjetër kthejeni kështu në një tavolinë moderne
Dollapin e vjetruar dhe të shëmtuar ngjyroseni me ngjyra të hapura
Një ide tjetër si ta konvertoni tavolinën anash shtratit
Largojeni pasqyrën e vjetër dhe keni krijuar një tavolinë të punës shumë unike
Mund t'i përdorni kornizat e një shtrati të vjetër për të krijuar një divan të lezetshëm
Shtoni një tavolinë dhe disa dyer për ta transformuar raftin e librave
Tavolina e kafesë kur dekorohet mund të krijoni diçka shumë të bukur
Një ide tjetër si ta ktheni karrigen e vjetër në karrige shumë të bukur dhe moderne
Kur tavolina e vjetruar kthehet në tavolinë shumë funskionale dhe moderne
Madje edhe një tavolinë e madhe si kjo mund të bëhet në diçka shumë të bukur
Edhe dollapi i stilit të vjetër mund të "gjallërohet"