30.07.2019 · përditësuar para 2537 dite3 min lexim
Fëmijët rriten aq shpejt, sa secili prind shpesh ëndërron që ta ndalojë kohën dhe t’i shijojë momentet e ëmbla me të vegjlit e tyre.
Derisa kjo është krejt e pamundur, njerëzit përpiqen që kujtimet me fëmijët e tyre, që rriten sa hap e mbyll sytë, t’i ruajnë përgjatë gjithë jetës të tyre.
Por, kjo ndonjëherë bëhet pak e vështirë.
Me gjithë teknologjinë që e kemi ditëve të sotme, fotografitë që shkrepen ndër vite dhe dokumentojnë rritjen e vogëlushëve mund ta kenë fatin e keq dhe të humbin…duke ‘humbur’ kështu edhe kujtimet më të bukura të familjes.
Megjithatë, fotografitë dhe albumet familjare nuk janë e vetmja mënyrë që t’i ruani kujtimet me të vegjlit tuaj, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë po ju sjellim disa ide shumë kreative dhe krejt unike se si t’i ruani PËRGJITHMONË kujtimet më të ëmbla dhe të bukura me fëmijët tuaj.
Kur ata të rriten, kjo do të jetë dhurata më e bukur dhe e veçantë në jetën e tyre. Pse jo, kjo dhuratë mund të ‘jetojë’ edhe në breza dhe të bëhet thesari më i çmuar në familje.
Krijoni një batanije me kopjet e vizatimeve të fëmijëve tuaj
Krijoni një lodër nga karakteri që fëmiu juaj e vizaton gjithmonë
Krijoni një batanije nga rrobat që i keni ruajtur prej kur fëmiu juaj ka qenë foshnje
Ose jastëk!
Pasi foshnja juaj të lindë, krijoni një e-mail dhe dërgoni fotografi dhe video në të përgjatë viteve. Jepjani fëmijës tuaj passwordin kur ai/ajo i mbush 18 vjet.
Krijoni një bluzë me datën kur e parashikoni se fëmiu juaj do të diplomojë. Vajzën/djalin tuaj fotografojeni me të secilin vit për ta parë se sa shumë është rritur.
Xhirojeni fëmiun tuaj secilën javë/muaj dhe më pas mund ta bëni një video me kujtime të bukura gjatë rritjes
Krijoni një "kapsulë të kohës" me fëmiun tuaj
Lejoni fëmiun tuaj t'ia shkruajë një letër vetes dhe futeni atë në një kuti bashkë me gjëra të tjera të çmuara për të si lodrat e preferuara, vizatimet, fotografi nga shkolla dhe kujtime të tjera.
Shkruani çdo gjë qesharake që i vogli juaj e thotë dhe vendosni në një kavanoz
Intervistoni fëmijët tuaj secilin vit dhe gjithmonë shkruani krejt çfarë thonë.
Shumë vjet më vonë, do të jetë një kujtim shumë i bukur për ta parë se si kanë ndryshuar karakteri dhe ambiciet e vogëlushit/es tuaj.
Krijoni një kornizë që e tregon personalitetin e fëmiut tuaj
Krijoni një arush nga rrobat e para që foshnja juaj i ka veshur
Krijoni një filxhan 'funny' me shenjat e dorës së të voglit tuaj
Mblidhni të gjitha letrat që ai/ajo ia ka dërguar Babagjyshit...derisa ende ka besuar se ekziston!
Bëni pyetje të vështira dhe incizoni përgjigjet
Shumë vjet më vonë do të jetë interesante të dëgjoni se si është përgjigjur kur është pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte president, çfarë kuptimi ka për të lumturia dhe të tjera.
Blini dy lodra identike në ditëlindjen e fëmiut tuaj. Njërën dhurojani atij/asaj dhe tjetrën fëmiut të parë të fëmiut tuaj, shumë vjet më vonë.
Krijoni një listë të gjërave që duan të bëjnë dhe bëni një fotografi të fëmiut tuaj sa herë që ndonjëra nga ato ëndrra bëhet realitet.
Krijoni një kuti të kujtimeve
Vendosni shënimet e tij/saj, fotografi, gjërat që i ka qejf, dhuratat e preferuara dhe gjëra të tjera që e karakterizojnë fëmiun tuaj.
Zgjidhni një fotografi dhe krijoni bizhuteri ose varëse çelësash dhe jepjani atë fëmiut tuaj si dhuratë kur të rritet.
Shkruani letra fëmijëve tuaj kur ndheni se keni për t’i thënë diçka!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.