Pothuajse të gjitha gratë mundohen të përcjellin të gjitha trendet e modës, ose shumicën e tyre.
Shumë prej tyre shfletojnë revistat e modës, bëjnë kërkime në internet e rrjete sociale, por ndonjëherë duket thjesht e pamundur të jesh në hap me kohën, dhe trendet e aksesorëve.
Më poshtë shihni disa këshilla, që pa dyshim se do të ju ndihmojnë që të dukeni më bukur, ashtu si edhe të ndjeheni rehat, transmeton Klan Kosova.
Mos vendosni më shumë se tri ose katër bizhuteri të mëdha
Mos e fshihni një jakë të madhe (të palltos ose sakos) me një shall të madh
Mos e përdorni një komplet të bizhuterive, përdorni ato vetëm nëse janë shumë të voglaHarrojeni rregullin se çanta duhet të jetë në të njëjtën ngjyrë me këpucët
Vendosni prioritetet tua – ose ngjyra të hapura ose bizhuteri shumë të mëdha
Harrojeni orën, nëse veshni një fustan elegant
Jo të gjithëve u rrijnë unazat e mëdha mirë
Dorëzat duhet të jenë në një ngjyrë të njejtë me një aksesor tjetër
Nëse vishni ngjyra të hapura, harroni këpucët e zeza
Përdorni aksesorët e kulturave të vendeve të ndryshme me rroba një ngjyrëshe