Lajmet e fundit

Për një fëmijë, dhoma e tyre e gjumit është i gjithë universi. Mund të jetë një kështjellë, një anije kozmike ose një vend si në përralla.
Ndonjëherë, megjithatë, është e vështirë t’i përshtatni të gjitha këto gjëra në botën e tyre të vogël – imagjinata e tyre shpesh shkon përtej kufijve të një dhome të vogël!
Për më tepër, çka nëse vogëlushi/vogëlushja juaj papritmas dëshiron të riorganizojë dhomën dhe ta kthejë atë në një pistë garimi ose dhomë princeshash, si një prej tekeve të shumta të fëmijërisë?
Për të ndihmuar prindërit të gjejnë mënyra se si të shfrytëzojnë hapësirën, më poshtë gjeni një listë të këshillave se si ta dekoroni dhomën e fëmijëve tuaj kur ajo nuk ka shumë hapësirë, transmeton Klan Kosova.
Praktikoni këto këshilla dhe ne jemi të sigurtë që ju do të jeni në gjendje të shfrytëzoni maksimalisht hapësirën e dhomës dhe ta bëni fëmijën tuaj të lumtur!
Tabela ku mund të vizatojnë fëmijët është zgjedhja e duhur për ta zhvilluar kreativitetin e të vegjëlve tuaj.