Lajmet e fundit
Dita e Europës e gjeti kryeqytetin me kinema të hapur.

Zyra e Bashkimit Europian, në bashkëpunim me PriFilm Fest në Ekzil, kanë nisur transmetimin e disa prej produksioneve më të suksesshme filmike të vitit 2014.
Filmi që hapi kinemanë verore në sheshin Zahir Pajaziti ishte Ida, fitues i Çmimit Oscar në kategorinë e filmave të huaj - një bashkëpunim i produksioneve polake dhe holandeze.
Ida bën fjalë për një motër nderi katolike e cila në kohën e okupimit gjerman e kupton se rrënjët e familjes së saj janë çifute, njofton Klan Kosova
Fjalën përshëndetës e mbajti Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.
“Ju uroj një natë të këndshme në shoqërinë e filmit dhe njëkohësisht ju uroj Ditën e Europës".
"Në kinemanë tuaj të dikurshme tash gjenden zyrat e Eulexit".
"Jemi në bisedime që vitin e ardhshëm të rikthehet kjo traditë e shfaqjes së filmave si më parë".
klankosova.tv