Lajmet e fundit

Mauro Icardi është futbollisti që është ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës për kualifikimet e botërorit Rusia 2018.
1 shtatori po llogaritet si një nga ditët më të rëndësishme për ‘të jashtëzakonshmin’ e Interit, transmeton Klan Kosova.
“Il bomber” të premten do të debutojë në fanellën e Argjentinës kundër Uruguajit.
Kështu ekipit kombëtar të prirë nga Lionel Messi, do t’i bashkohet edhe një yll, Icardi, në mesin e shumë yjeve të tjerë të kësaj përfaqësueseje.