Lajmet e fundit
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka zbuluar se ka refuzuar një transferim te Real Madridi për të qëndruar tek Nerazzurët.

Spekulimet u përhapën në lidhje me të ardhmen e tij para nënshkrimit të kontratës me klubin nga Giuessepe Meazza.
Gazetarët e kanë lidhur ish sulmuesin e Sampdorias me një transferim në njërin nga top klubet e Evropës, me argjentinasin që ka deklaruar që Madridi ka bërë një propozim për shërbimet e tij.
“Është e vërtet që Real Madridi më kë kërkuar mua” tha Icardi për reporterët, pasi Inter u mposht nga rivali AC Milan në Kinë.
“ Unë kërkova të qëndroj tek Inter, unë gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu”
“Tani ne kemi një skuadër të madhe dhe jemi duke u rritur, kështu që shpresojmë që të rikthehemi në Evropë. Ne luajtëm mirë kundër Bayern Munich gjithashtu edhe kundër Milanit edhe pse humbë”.
22 vjeçari ka shënuar 22 gola në Serie A stinorin e kaluar ku Inter përfundoj në pozitën e tetë në renditjen tabelare.