Lajmet e fundit
Shefi i Atletico Madrid ka qenë i lidhur me një kalim tek neroazurët, por sulmuesi argjentinas ka thënë se kanë besim në trajnerin akutal

Mauro Icardi ka thënë se Inter nuk duhet të presë Diego Simeone të marrë drejtimin e skuadrës përderisa ka në krye të pankinës Stefano Pioli.
Skuadra nga qyteti i Milanos pritet të investojë fuqishëm në transferime gjatë verës.
Por sulmuesi argjentinas ka thënë se nuk u duhet një trajner i ri, pasi ka besim tek Pioli.
"Është përhapur një thashetheme kinse ne duam trajner tjetër. Pioli është teknik i talentuar dhe arritja e tij e ktheu sezonin në drejtim tjetër për ne. Mendoj që klubi duhet ta ketë në konsideratë këtë fakt".