Lajmet e fundit

Agjentja dhe njëherësh gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, beson se bashkëshorti i saj do të nënshkruajë kontratë të re me Interin.
“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por mund të them se na pëlqen projekti i familjes Zhang”, tha Nara për Gazzetta dello Sport.
“Ata duan që të rriten dhe ta rikthejnë Interin te klubet e mëdha”.
“Jemi të gjithë shumë të relaksuar për këtë. Kemi besim në ripërtritjen [e kontratës], dhe kur takohem me drejtorin sportiv në stadium, ne qeshim dhe mahitemi”.
“Nganjëherë e them shakanë: çdo ditë e më shumë që kalon, ai vlen më shumë”.