Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se inspirimi i tij drejt suksesit ka qenë dhe mbetet legjenda e boksit Muhammad Ali.
Ibrahimoviq, i cili ka luajtur për skuadrën e Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, PSG-së aktualisht vesh fanellën e Manchester Unitedit.
“Unë vij nga Suedia dhe atje nuk ka sportistë që ka arritur shumë në karrierë. Suedia ishte shumë e vogël për mua. Unë kisha qëllime më të madh se sa Suedia".
"Kam takuar shumë personalitete të mëdha. Por, ai i cili më frymëzoi dhe më i dashuri për mua ishte Muhammad Ali. Mënyrën se si luftonte, se si i përgjigjej kritikave ishin frymëzim për mua. Duke stërvitur çdo ditë të sjell këtu ku jam “, përfundoi Ibrahimoviq.
Ndryshe, sulmuesi 35-vjeçar deri më tani ka fituar 13 tituj të kampionit në liga të ndryshme evropiane.