Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimoviq duket se ende nuk ka ndërmend t’i jap fund karrierës së tij.
Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, suedezi do të takohet me bordin e Milanit në ditët në vijim.
Ibrahimoviq momentalisht është duke u shëruar nga një lëndim, i cili do ta mbajë jashtë fushave për 7-8 muaj, pas operacionit në gju.
Siç raportohet suedezi është i hapur për të pranuar një pagë më të ulët, veç të vazhdojë të ardhmen me Milanin.
Ibrahimoviq këtë sezon ka zhvilluar 27 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka kontribuar me 8 gola dhe tri asistime. /Klankosova.tv/